Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Haxhiu i PDK-së: Tërheqja e Kurtit dhe Osmanit pas zhvillimeve në veri do të thoshte autonomi për serbët

 
   

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu mendon se një tërheqje e tanishme e kryeministrit dhe presidentes, sidomos pas zhvillimeve në veri, do të thoshte autonomi për serbët.

Sipas tij, një tërheqje e tillë do të ishte me pasoja të mëdha për vendin tonë, andaj edhe as që duhet të mendohet.

Veç kësaj, ai tha se tërheqja do të ishte ofendim edhe për kyetarët e komunave veriore.

Tërheqja e radhës me pasoja të mëdha për Kosovën!Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë pajtuar që të tërhiqen nga veriu, që pushtetin në komunat veriore t’ua dorëzojnë serbëve të dirigjuar nga Vuçiqi, duke organizuar zgjedhje të reja në komunat veriore. Tërheqja e tanishme e Kurtit dhe Osmanit pas trazirave në veri është autonomi për serbët, zhgënjim dhe fyerje për kryetarët e komunave veriore të zgjedhur në zgjedhjet e fundit”, shkroi ndër tjerash ai.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Ferdinant Dimo merr zyrtarisht komandimin e Forcës Ajrore

Lajme

Tahiri: Kurti mund ta humbë pushtetin, por po e humb shtetin

Lajme

Kuvendi mban tri seanca plenare, njëra për rezervat shtetërore

Lajme

Gazetari zbardh detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri në Tiranë, dyshohet se autori iku me makinë