Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu pret në takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Kosovë

 
   

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Çobaj.

Qëllimi i vizitës ishte informimi nga afër dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, bën të ditur Ministria.

Ndër të tjera është diskutuar edhe për çështjet e interesit të përbashkët, forcimin e sundimit të ligjit dhe gjithashtu, thellimin e bashkëpunimit tutje në kuadër të sistemit të drejtësisë për të dyja vendet.

“Vizita pati për qëllim informimin nga afër dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve. Është diskutuar për çështjet e interesit të përbashkët, forcimin e sundimit të ligjit dhe gjithashtu, thellimin e bashkëpunimit tutje në kuadër të sistemit të drejtësisë për të dyja vendet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.