Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu: Sigurimi i librave urgjencë, pozita bojkoton seancën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë që qeveria nuk po e injoron opozitën, por po i injoron brengat e qytetarëve.

Ai po i referohej çështjes së librave për nxënësit që po e përbën temën më të nxehtë në vend në javën e parë të shtatorit.

“Nuk është injorim ndaj opozitës por është injorim ndaj brengave të qytetarëve të cilët këto ditë po duhet që të shkojnë librari për librari për të siguruar tekstet ashtu sic ua kanë shkruar mësimdhënësit”, ka thënë Haxhiu në Edicionin special.

“Dhe gjithsecili prej nesh merr edhe përvojën e tij personale sa i përket sigurimit të teksteve shkollore dhe në këtë rast edhe për fëmijët tanë”.

“Unë djalin e kam në klasën e gjashtë. I kanë librat e vjetra, nuk i kanë librat e reja. I përdorin librat e vjetra dhe për cudi disa prej arsimtarëve kanë kërkuar që disa prej teksteve të jenë të Albasit. Me apo pa qëllim nuk e di mirëpo ka disa informacione në media që e lidhin drejtpërdrejtë ministren Nagavci me shtëpinë botuese ‘Albas’ dhe kjo duket të jetë edhe arsyeja kryesore e dështimit të tenderit”.

“Disa prej arsimtarëve kanë kërkuar që të blejnë libra të reja por që janë të Albasit, sipas preferencave që kanë arritur të depërtojnë deri te disa prej mësimdhënësve”.