Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
“Natyrisht që sot”, tha ajo kur është pyetur se a do të mbahet sot seanca për zgjedhjen e presidentit.
Rikujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të reja sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
