Lajme

Haxhiu udhëton në Sofje, merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka udhëtar për në Sofje të Bullgarisë.

Ajo do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Samiti mbledh udhëheqësit e vendeve të Evropës Juglindore për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, sigurinë, lidhshmërinë, integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

“Në këtë samit, U.D. Presidentja Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për bashkëpunim rajonal të barabartë, trajtim të drejtë në procesin e integrimit evropian, si dhe forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Të Ngjashme