Lutfi Haziri thotë se gara politike do jetë mes Vjosa Osmanit për president dhe Albin Kurtit për qeveri.
Sipas tij, mos nominimi i Osmanit dhe vështirësitë në arritjen e marrëveshjeve politike, kanë ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e kësaj situate.
“Kjo garë ka me hy në raport të 2019.
Gara ka me ndodh mes Vjosa Osmanit për president dhe Albin Kurtit për qeveri, njerëzit kanë me votu për Albinin ose për Vjosën, në këtë rast një garë politike e cila vjen si pasoj e arsyes, burimit pse ka ndodh.
Kjo ka ndodh për Vjosën, mos nominimi i Vjosa Osmanit dhe mos aftësia që Kurti me negociu mënyrën e zgjedhjes së presidentit i ka shkaktu këto zgjedhje”, tha ai.
