Lajme

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Ministri në detyrë i Infrastruktures dhe Transportit Dimal Basha u takua me homologun e tij nga Shqipëria, Enea Karakaçi.

Gjatë takimit u diskutua për realizimin e njërit prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për Kosovën dhe Shqipërinë, Hekurudhën Durrës–Prishtinë.

Ministrit Karakaçi i shpreha përkushtimin e plotë të Kosovës për ta jetësuar këtë projekt strategjik, pavarësisht sfidave dhe kostos që kërkon.

Bashkë u dakorduam se kjo linjë hekurudhore me impakt për tërë Evropën Juglindore do të shërbejë si lidhje e mëtutjeshme kombëtare dhe si korridor i ri zhvillimi mes dy vendeve. Kjo lidhje e drejtpërdrejtë do t’i afrojë më shumë qytetarët tanë, do ta lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe rritë potencialin ekonomik të të dy vendeve.

Projektet që bashkojnë shqiptarët janë investime në dobi të të ardhmes tonë të përbashkët e me fryte që do t’i gëzojnë edhe pasardhësit tanë.

Të Ngjashme