Aktuale

Hëna mbi Venus në fundjavë, Astrologia Meri Gjini tregon shenjat që do të marrin lajme të forta dhe ndryshime të papritura

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Për sa i përket kohës, duket sikur mendja e gjithsecilit është te fundi i javës. Do të ishte mirë të planifikonit një pauzë nga detyrimet e përditshme, pasi yjet e favorizojnë rregullimin e axhendës personale. Gjatë fundjavës, Hëna do të jetë mbi Venus, gjë që na jep mundësi të kalojmë bukur me familjet tona.

Gradualisht po i afrohemi datave 20-23 korrik, periudhë që shënon fundin e zgjidhjes së çështjeve zyrtare dhe atyre të shëndetit.Një hyrje e fortë e Uranit me Jupiterin do të ndikojë te të lindurit në pesëditëshin e parë të çdo shenje, ku faktori i papritur mund të ndryshojë axhendën me lajme shumë të forta.

Parashikimi për Shenjat e Horoskopit

Dashi

Për shkak se Saturni ndodhet në mes të shenjës, pjesa më e madhe e Dashëve duhet të respektojnë faktorin kohë. Duhet t’i thoni vetes “duro edhe pak” dhe ta merrni shtruar, sidomos të lindurit në 15-ditëshin e parë. Mos u nisni nga impulsi apo emocioni, por nga logjika; gjërat do të thjeshtohen shumë javën që vjen. Hyrja e Hënës me Venusin te Virgjëresha favorizon raportet që i kanë rezistuar kohës. Mund të ketë propozime shumë të mira për ata që janë në lidhje të gjata apo të martuar.

Demi

Demat, ashtu si Akrepat, kanë hyrje shumë ndihmuese. Venusi dhe Hëna te Virgjëresha i bëjnë të ndihen të qetë, të ëmbël dhe socialë. Megjithatë, Mërkuri mund të sjellë ngacmime të vogla në çift, ndaj tregohuni tolerantë për të shmangur trazirat. Sot dhe nesër është koha e duhur për të sqaruar çështje profesionale me njerëz të rëndësishëm në ambientin e punës.

Binjakët

Binjakët janë protagonistët e vendosjes së fortë të Uranit mbi Jupiter. Është koha për të zgjidhur çështje shumë të rëndësishme dhe për të mos ia lënë asgjë rastësisë. Jini të hapur ndaj zhvillimeve në karrierë dhe punëve të sezonit, pasi propozimet e reja mund të rezultojnë shumë produktive ekonomikisht. Gjatë fundjavës do të jeni pak më të ftohtë se zakonisht dhe jo shumë bashkëveprues me të tjerët.

Gaforrja

Me Diellin në shenjën tuaj, kjo vazhdon të jetë periudha juaj. Axhenda dhe mendimet po qartësohen. Përdorini këto katër ditë për t’u çlodhur dhe për të bërë diçka të bukur për veten. Projektimet për të nesërmen duken shumë optimiste. Është momenti të planifikoni pushime afatgjata. Paradhënia e nesërme mund të sjellë lëvizje të mira ekonomike.

Luani

Jupiteri është në shenjën tuaj dhe Urani ndodhet në një pozicion shumë pozitiv (trekëndësh), gjë që do t’u falë një buzëqeshje të fortë të lindurve në pesëditëshin e parë. Të tjerët do të shijojnë një atmosferë të qetë dhe të kthjellët. Kjo është fundjava më e qetë që nga fundi i shkurtit. Sot dhe nesër do të keni vëmendje maksimale, por kujdes me ekzagjerimin e emocioneve.

Virgjëresha

Me Hënën dhe Venusin në shenjën tuaj, vëmendja do të jetë te dy çështje: një figurë femërore e rritur në shtëpi (nëna) dhe çështjet e banesës apo godinës. Jupiteri dhe Urani do të zgjidhin një “ngërç” ose një shqetësim që e keni pasur si “zhurmë mize në vesh” për një kohë të gjatë. Sot dhe nesër do të lini pas një ngarkesë të madhe mendore.

Peshorja

Peshoret duhet të merren me veten gjatë këtyre katër ditëve, proces që do të zgjasë deri të martën. Sot dhe nesër janë ditë të shkëlqyera për të zgjidhur detyrime ekonomike, çështje shtëpie ose zgjerim familjar. Vendosni në axhendë diçka që ju duket e vështirë, si një kredi apo çështje zyrtare, sepse do të gjeni zgjidhje.

Akrepi

Akrepat do të ndihen shumë mirë në lëkurën e tyre, të qetë dhe të shoqërueshëm falë pozicionit të Venusit dhe Hënës te Virgjëresha. Shmangni temat që mund të shkaktojnë debate në çift. Nëse keni diskutime për të bërë në punë, bëjini sot ose nesër me njerëzit që ndikojnë drejtpërdrejt në punën tuaj.

Shigjetari

Të lindurit në pesëditëshin e parë nisin një periudhë me ndryshime të mëdha dhe lajme shumë pozitive që do të zgjasë deri në mesin e javës tjetër. Për të tjerët, mund të ketë një ndjesi sikur nuk vlerësohen sa duhet në punë. Mos u nxitoni të sqaroheni tani, pasi Mërkuri retrograd nuk është në pozicion komod; lëreni kohën t’i vendosë gjërat në vendin e vet.

Bricjapi

Axhenda juaj do të përcaktohet kryesisht nga familjarët. Marsi dhe Saturni ju japin tendencën për ndryshim, por edhe dëshirën për të mos lëshuar territorin tuaj. Filloni të projektoni evoluimin tuaj. Venusi dhe Hëna favorizojnë qetësinë emocionale dhe mundësinë për dashuri të reja.

Ujori

Këto katër ditë favorizojnë ose dashurinë me shikim të parë, ose zhgënjime të papritura. Të dyja rastet konsiderohen si “bekim” nga planetet, pasi shërbejnë për mirë. Jini fleksibël dhe të hapur ndaj prurjeve të reja të fatit, të cilat do t’i ndjeni për një kohë të gjatë. Fati do t’ju japë dorën për t’u lartësuar.

Peshqit

Peshqit do të favorizohen në dy drejtime: në çështjet e shtëpisë dhe në ato që lidhen me fizikun e tyre. Për të lindurit në ditët e para të shenjës, mund të vijë një informacion i papritur për ndryshim pune, i cili do t’ju gëzojë shumë. Edhe pse mund të duket si diçka që ju trazon fillimisht, propozimet janë shumë pozitive.

/vizionplus.tv

Të Ngjashme