Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hetemi thotë se ia ka vlejt qëndrimi për 6 muaj i ngujuar: Nuk ka qenë e lehtë, por as e vështirë

 
   

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka folur për ngujimin e tij në objektin e komunës për më shumë se gjashtë muaj.

Ai ka thënë se kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë, por as e vështirë.

“Nuk ka qenë e lehtë, por as e vështirë sepse vendosmëria është në pyetje këtu. Ia ka vlejt se shumica e serbëve në Leposaviq janë duke ardhur duke kërkuar punë, ndihma.

Qe ni javë e kemi qit një aplikacion, janë duke aplikuar serbëvt për subvencionë në bujqësi”, tha ai.