Dashi
Nuk do të keni aspak për çfarë të ankoheni sot ju që jeni në një lidhje. Partneri do t’ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do t’jua plotësojë të gjitha dëshirat që keni pasur. Edhe beqarët do të fillojnë një histori dashurie shumë të bukur. Me financat duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të matur që të mundeni, sepse përndryshe do të futeni në probleme goxha të vështira për t’u zgjidhur.
Demi
Qielli i dashurisë do të jetë i mbushur me re gjatë gjithë kësaj dite. Nuk do të ndiheni shumë mirë pranë atij që keni në krah dhe do të debatoni ashpër për gjithçka. Beqarët do të vazhdojnë të mbeten sërish vetëm, sepse mundësitë që do t’u jepen për takime nuk do të jenë ashtu siç i kanë pritur. Financat do të fillojnë të përmirësohen pak nga pak, për shkak të një lotarie të vogël që do të fitoni.
Binjakët
Mos bëni gjëra të zakonshme sot nëse doni ta ndryshoni rutinën e jetës në çift. Imagjinoni, fantazoni dhe provoni emocione të reja. Për beqarët perspektivat janë goxha të mira. Bëjini sytë katër dhe shfrytëzojini ftesat që do t’ju bëhen në çdo moment. Gjendja e financave do të vazhdojë të jetë e stabilizuar gjatë gjithë kohës. Do të mund të kryeni pa frikë disa shpenzime të domosdoshme.
Gaforrja
Do të keni nevojë për ndryshime sot ju që jeni në një lidhje, kështu që flisni hapur me partnerin dhe bashkëpunoni së bashku për çdo gjë. Beqarët do të fiksohen pas një personi dhe nuk do t’i ndahen derisa ta bëjnë për vete. Shumë gjëra kanë për të ndryshuar për ta. Në planin financiar nuk është aspak e nevojshme të ndërmerrni rreziqe për ta stabilizuar situatën.
Luani
Konfigurimi i yjeve do të jetë mjaft i favorshëm sot për jetën sentimentale të çifteve. Do të qëndroni më shumë kohë me partnerin dhe do t’i tregoni atij disa detaje të së shkuarës, të cilat kurrë më parë nuk i kishit prekur. Beqarët do të ndihmohen nga planetët dhe do ta gjejnë shpejt princin e tyre të kaltër. Në planin financiar do të keni shumë fat dhe çdo gjë do të ecë më së miri.
Virgjëresha
Do të ëndërroni gjëra të pamundura sot ju që jeni në një lidhje dhe ka rrezik që realiteti t’ju duket akoma më zhgënjyes. Rikthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Beqarët nuk duhet kurrsesi të fillojnë menjëherë një lidhje me dikë pa e njohur mirë se si është. Gjendja e financave do të mbetet e stabilizuar gjatë gjithë kohës. Do të bëni një jetë të qetë.
Peshorja
Mos u tregoni të pamatur sot me atë që keni në krah dhe bëni kujdes me çdo fjalë që do t’i thoni. Ai nuk do të jetë në humorin e duhur dhe gabimi më i vogël mund ta acarojë pa masë. Beqarët do ta kuptojnë se koha po u ikën dhe do të bëjnë të pamundurën për të gjetur dashurinë. Në planin financiar fati do të jetë me ju. Gjendja e tyre do të jetë më e mirë se kurrë më parë, prandaj mund të bëni edhe ndonjë shpenzim.
Akrepi
Kontrollojeni veten sot ju që jeni në një lidhje, nëse nuk doni që të lindin probleme dhe mosmarrëveshje më vonë. Mos e lëndoni partnerin aty ku i dhemb më shumë. Beqarët do të kenë një ditë shumë të ndërlikuar dhe nuk do të arrijnë ta ndryshojnë statusin. Gjendja e financave nuk do të jetë as delikate, por as e shkëlqyer. Mund të bëni thjesht shpenzime të vogla dhe të domosdoshme.
Shigjetari
Ndikimi i yjeve do të jetë sa pozitiv, aq edhe negativ për ju që jeni në një lidhje. Tensioni do të mbizotërojë që në mëngjes dhe deri në orët e mesditës, por mbrëmja do të ndryshojë krejtësisht. Do t’i zgjidhni problemet dhe do të dashuroheni si kurrë më parë. Beqarët do të vazhdojnë të mbeten të pafat. Financat do të mundoheni t’i mbani të stabilizuara me çdo mënyrë. Do të jeni të qetë.
Bricjapi
Do të kaloni një ditë shumë të bukur sot pranë partnerit tuaj dhe kënaqësitë do të jenë të paimagjinueshme. As vetë nuk e keni menduar më parë se gjërat do t’ju ecnin kaq mirë pas periudhës delikate që keni kaluar. Beqarët duhet ta kontrollojnë veten dhe të mos ecin kuturu pas dikujt. Financat duhet t’i mbani gjatë gjithë kohës nën kujdes. Mos jepni as hua.
Ujori
Ditë e mbushur me gënjeshtra do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për të shkuar siç duhet me personin që keni në krah dhe debatet do të jenë të pafundme. Beqarët ka rrezik të zhgënjehen shpejt nëse nuk tregohen të matur me hapat që do të hedhin. Në planin financiar do të mbizotërojë gjatë gjithë kohës ekuilibri. Do të hiqni edhe disa para mënjanë për të nesërmen.
Peshqit
Jeta në çift do të jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Çdo gjë që keni dashur do t’ju plotësohet më në fund dhe do ta dashuroni partnerin tuaj me më shumë pasion. Beqarët do të realizojnë disa takime të papritura, të cilat me shumë gjasë do t’ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Para se të kryeni shpenzime, duhet të reflektoni disa herë. Kështu do të shmangni çdo rrezik.
