Lajme

Hoti reagon për situatën rreth presidentit: S’lejohet cenimi i rendit kushtetues

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar sërish për situatën aktuale rreth presidentit të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se rendi kushtetues është mbi çdo politikë, mbi çdo parti, dhe mbi çdo individ.

“Cenimi i këtij rendi nuk lejohet në asnjë rrethanë”, ka shkruar deputeti.

Ndërkohë seanca ende nuk ka nisur ndonëse u paralajmërua në orën 14:00.

Të Ngjashme