Lajme

Hoti: Ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me situatën institucionale në vend, duke thënë se ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka pretenduar se, duke pamundësuar konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, partia e parë në zgjedhje ka shkelur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, çdo veprim pas përfundimit të këtij afati është në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Moskonstituimi i Kuvendit, i qëllimshëm dhe i motivuar nga interesa elektorale, nuk mund të kalojë në heshtje”.

Të Ngjashme