Aktuale

Humb jetën 16-vjeçari në Pezë, mori makinën e të atit pa leje dhe bëri aksident, plag’oset i mituri

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Pezë. Si pasojë e aksidentit një 16-vjeçar ka humbur jetën dhe shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se i mitur ka humbur kontrollin dhe makina ka dalë nga rruga. Mjeti më pas ka përfunduar në kanal. Mësohet se automjeti ishte marrë fshehurazi nga 16-vjeçari, pa dijeninë e të atit.Përplasja ishte fatale për 16-vjeçarin i cili humbi jetën. 15-vjeçari është transportuar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Ngjashme