Aktuale

Humb jetën elektricisti 46-vjeçar, dyshohet se u aksidentua gjatë montimit të shtyllës

Një elektricist ka humbur jetën pasditen e sotme në Marglliç të Patosit.

Sipas të dhënave paraprake, 46-vjeçari Ermal Debrova dyshohet se ka qenë duke montuar një shtyllë elektrike kur ka pësuar aksidentin.

Ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Të Ngjashme