Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Viktimat janë L. A. nga Fushë Kosova dhe J. Ç. nga Prishtina.
Mësohet se 5 të rinj u morën nga dallgët pasi u futën për t’u larë.
Pasditja e tyre në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale prej dy prej tyre të cilët humbën jetën.
Mësohet se dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe janë në gjendje të rëndë në spital.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
