Aktuale

Humbi jetën nga shpërthimi i gazit në fabrikën e skafeve në Durrës, zbardhet identiteti i të riut

Zbardhet identiteti i 25-vjeçarit që humbi jetën sot në një prej magazinave të fabrikës së prodhimit të skafeve në Fllakë të Durrësit.

Si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, humbi jetën nga asfiksia Omar Faruk, një i ri nga Bangladeshi, ndërsa kolegu i tij, nga Kenia, 30 vjeç, ndodhet në spital, jo me plagë djegie, por i asfiksuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Sektorit Rinia.Raportoi se punonjësit ishin në gjumë, kur një bombë gazi dyshohet se ka shpërthyer në flakë.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të subjektit me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit të rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit, (dyshohet nga bombula e gazit) ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, ndërsa shtetasi tjetër, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, shkakun e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Të Ngjashme