Aktuale

Humbi jetën punonjësi i bashkisë, prokuroria nis procedimin për tragjedinë në Tropojë, dy zyrtarë nën akuzë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka nisur procedimin penal për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 8 shtator në fshatin Bujan të Tropojës, ku një punonjës i bashkisë humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën pasi ranë në kontakt me rrymën elektrike.

Në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr. 390 të vitit 2026, Prokuroria ka kërkuar ndalimin e Ndriçim Gjocajt, 36 vjeç, Drejtor i Shërbimeve Publike, Turizmit dhe Transportit, dhe Gëzim Hasanpapajt, 60 vjeç, teknik i mirëmbajtjes së rrugëve në Bashkinë Tropojë.

Dy zyrtarët, të ndaluar një ditë më parë, dyshohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 289 të Kodit Penal.Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shtator në rrugën e Dobravës, në zonën e Bujanit, ku katër punonjës të sektorit të shërbimeve të Bashkisë Tropojë po vendosnin në bazament një shtyllë ndriçimi anë rrugës.

Sipas hetimeve të deritanishme, gjatë vendosjes së shtyllës, punonjësit kanë humbur ekuilibrin dhe shtylla ka prekur përcjellësit elektrikë, duke përcjellë rrymën te katër punonjësit

Të Ngjashme