Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“I bëri të dyja vaksinat, por…”- Ndau lajmin e hidhur për humbjen e motrës së tij, Agron Llakaj mesazh ndjekësve

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka dhënë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të motrës së tij.

Duke shprehur edhe falënderimin e tij për mesazhet ngushëlluese që ndjekësit e tij i kanë dërguar aktori i njohur gjen rastin të përcjell edhe një mesazh lidhur me virusin “Covid19”.

Llakaj shprehet se edhe pse motra e tij i beri të dy vaksinat mbrojtëse nga covid-i, ajo përsëri nuk ja doli. Ndaj ai u bën thirrje të gjithëve të kenë kujdes, të ruani veten dhe njerëzit tuaj. Më tej ai shton se virusi është i vërtetë dhe i rrezikshëm.

“Të dashur miq por jo vetëm, ju falënderoj nga zemra për të gjitha mesazhet e ngushëllimit më rastin e largimit nga jetë te motrës time të shtrenjtë, Fatbardhës.

Ishte vetëm 65-vjeçe i bëri të dyja vaksinat por zoti na e mori është “covid-i”i pabesë bashkë me falënderimin më lejoni t’ju them kini kujdes ruani vetën dhe njerëzit tuaj është me të vërtete vrasës i rrezikshëm dhe i vërtetë.

Zoti ju ruajt paçi shëndet dhe bekime në familjet tuaja, mirënjohje dhe respekt!“- shprehet në video aktori, Agron Llakaj.