Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“I ka ‘fishekët’ e numëruar”, Alfred Cako: Filmi ‘Taken 2’ është bërë për Berishën, Sorosi e vret (VIDEO)

Konspiracionisti Alfred Çako, i ftuar së fundmi në “Zonë e Lirë” ka bërë një paralelizëm të çuditshëm. Sipas tij filmin “Taken 2” është bërë pikërisht për Berishën, “plaku i Tropojsës”, siç thotë ai. Cako shpjegon sipas tij, se Liam Neeson në film i përket në realitet Sorosit, i cili vret në fund Markon, pra Berishën.

Edhe në pjesën finale të filmit, kur në skenë mbeten vetëm i moshuari shqiptar dhe aktori amerikan, Cako thotë se është ajo çka ka ndodhur realisht mes Berishës dhe Amerikës në Shqipëri, pra Sorosit.

“Po e mban mend si mbyllet filmi, ky i vrau djemtë, ata djemtë e Markos i vranë këtij gruan, i përdhunuan dhe vajzën. Në fund mbetën të dy tek për tek dhe qëllojnë njëri tjetrin në atë hamamin e Stambollit. Dhe këtij Sorosit(Liam Neeson) i mbaruan fishekët, mirëpo Berisha(i moshuari shqiptar) nuk e numëroi, kurse Sorosi po ia numëronte Berishës, pam, pam pam, harxhoi 7 dhe i doli ky, me pistoletën në dorë, mirëpo Berisha nuk e dinte që dhe ky nuk kishte fishekë. Edhe ky i doli dhe i thotë, po ta fal jetën dhe i lë pistoletën e tij pa fishekë dhe ikën kthehet me kurriz. Berisha, merr pistoletën dhe si i pabesë e qëllon nga mbrapa, pra Berisha pas 2013 u kthye sërish në politikë. Ky i kthehet mbas 2013 me SPAK-un dhe i thotë gjithmonë i pabesë ke qënë” – thotë Cako.

https://cdn-cf-east.streamable.com/video/mp4/ixitx0.mp4?Expires=1698758160&Signature=WRyCcG56CzWivhkkg9wLzZQdhPnFMnEqKk1Y5qzlIQXU7zD-4RuLJqT5sR4XGmBgmiQp2MSAOiYMDgufF8XqEyFr8Wt3oSft3Gx~feICFsjAIrF1Jd4F0eMaSfxOFalA1JfJaRpsi-ZGUByvHF9to9pRQwXa2ABVjPJztDXbdp9kFsqnXIeJo0xDEfYJxtSvUg-X8VMUscWHBk8ZeOwyiGB-O6eIO9E4wS0OnyQlrmgEpimzLAs-a281dXAroNjANKFRBfSsIHA47jXFlqgLok6m~vOecioefjDSobWu5Bgxg20zcIBqLeoQP52SNdJM8zljU9Y-8foRknHPzE6OaQ__&Key-Pair-Id=APKAIEYUVEN4EVB2OKEQ