Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“I kemi rrogat e ulëta, as drekë s’ju jap dot”/ Habit kryebashkiaku Gramshit, nxjerr paratë nga xhepi dhe… (Video)

Kryebashkiaku i Gramshit Besian Ajazi, ka dhënë një intervistë ndryshe për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri”.

Mirëpo Ajazi ka habitur me përgjigjen, kur u pyet nga gazetarja nëse njerëzit i kërkojnë para borxh.

Ai tha se nuk ka edhe nëse i kërkojnë, teksa u shpreh se kanë rrogë të ulët. Madje në një moment nxjerr edhe paratë nga xhepi duke thënë se atë moment kushte vetëm 57 mijë lekë të vjetra.

Ky moment është shoqëruar mes të qeshurash nga gazetarët dhe kryebashkiaku.

Gazetarja: A ju kërkojnë lekë borxh?

Kryebashkiaku: Jo, nuk arritëm deri këtu jo. Po edhe po të duan nuk kam. Rrogat i kemi shumë të ulta.

Qori: Më fal më duket se kryetari tha diçka që nuk e dëgjova mirë…

Kryebashkiaku: Nuk kam…

Qori: Nuk keni kryetar, nuk na gjenden t’ju ndihmojmë. Ke ti Valbona të ndihmojmë kryetarin.

Kryebashkiaku nxjerr paratë nga xhepi: Ja, unë kam 57 mijë lekë me vete. Madje nuk iu jap dot as një drekë, por do tua mundësoj ndoshta.

@rtshqiptar “Nuk kam para, as drekë s’ju jap dot,” habit kryebashkiaku Besian Ajazi #rtsh #miremengjesishqiperi #valbonamhilli #ermalqori #besianajazi ♬ original sound – Radiotelevizioni Shqiptar