Aktuale

I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në polici (EMRI)

Vetëdorëzohet në polici Nazmi Shahini, i njohur edhe me mbiemrin Drazhi, i kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Vënia e tij në pranga u bë pasi ndaj Nazmi Shahini alias Drazhi, Gykata e Posaçme ka caktuar në mungesë masën e sigurisë arrest në burg.

Sipas SPAK, grupi ku ai bënte pjesë ka vepruar gjatë viteve 2020-2021 dhe ka trafikuar në total 8.1 ton drogë, si kokainë e kanabis.

NEWS  Aksident i rëndë, përplasen makinat, humb jetën një 57-vjeçar, plagosen 3 persona të tjerë! Dy shoferët ishin të dehurDroga transportohej nga Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Spanja dhe Maroku drejt Italisë, Belgjikës, Holandës, Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane.

Të Ngjashme