Lajme

I mituri sulmon fizikisht një tjetër të mitur në Arllat, arrestohet i dyshuari

Një rast i lëndimit të rëndë trupor është raportuar në fshatin Arllat të Gllogocit, ku një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht një bashkëmoshatar pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 nëntor, rreth orës 09:00, kur i dyshuari, mashkull kosovar i mitur, ka sulmuar fizikisht viktimën, po ashtu të mitur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori, transmeton “Bota sot”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të Ngjashme