Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I mori jetën babait me sharrë elektrike, zbardhet deklarata në polici e 46-vjeçarit: Ziheshim shpesh, ai…

Një ngjarje e tmerrshme, përtej imagjinatës njerëzore ka ndodhur në Trikala të Greqisë, ku një 46-vjeçar vrau me sharrë elektrike të atin dhe pak orë më pas lajmëroi policinë për të njoftuar vrasjen. Pas arrestimit të djalit të viktimës, për rastin kanë dalë detaje të reja.

Sipas ERT-së, kur autoritetet kanë mbërritur atje janë gjendur përballë një pamjeje të tmerrshme, pasi përveç kokës, e cila ndodhej pranë trupit, autori i kishte prerë edhe duart të atit.

Madje, autori i ka thënë autoriteteve se e ka vrarë viktimën në këtë mënyrë të frikshme, për shkak se janë përleshur. Nga provat rezultonte se mes viktimës dhe agresorit kishte pasur një përleshje, pasi 76-vjeçari ka pësuar një plagë në qafë nga një send i mprehtë.

Sipas informacioneve të fundit, i arrestuari po trajtohet në spitalin e Trikalës, ndërsa punonjësit e policisë vijojnë hetimet.