Aktuale

I shkruajtën emrin në kosh plehrash, Ardit Bido: “S’keni shans të më bëni pis, jam i pastër”

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar pas shpërndarjes në rrjetet sociale të një fotografie ku emri i tij ishte shkruar mbi një kosh mbeturinash.

Bido ka akuzuar aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje si përgjegjës për këtë veprim, duke e cilësuar atë si një akt denigrues ndaj deputetëve të Republikës së Shqipërisë.

Në reagimin e tij, ai i është drejtuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke ngritur pyetje mbi përfshirjen e, sipas tij, aktivistëve të kësaj lëvizjeje në ngjarje të tilla.

See also  Zvicër/ Shoferi shqiptar humb jetën në një aksident me kamion në Kantonin Solothurn“S’keni shans të më bëni ndonjëherë pis, sepse jam i pastër, jam me bindje pro Shqipërisë”, ka deklaruar Bido, duke i bërë thirrje palës së përmendur që të fokusohet në formimin e qeverisë në Kosovë dhe të mos përfshihet në zhvillime në Shqipëri.

Të Ngjashme