Aktuale

I vuri flakën të shoqes/ Burrin e “TËRBOI” XHELOZIA! Si ndodhi ngjarja e rëndë, gruaja dhunohej vazhdimisht (DETAJE)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Karkavec, në Njësinë Administrative Qukës të bashkisë Prrenjas, ku një 69-vjeçar Gani Danga, është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se fillimisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, ndërsa në gjendje të dehur i ka marrë me forcë telefonin celular dhe më pas e ka lyer me benzinë, duke i vënë flakën.

See also  “Nëse bie Balluku, tërheq edhe Ramën”/ Skemë korrupsioni, Himçi: SPAK duhet të hetojë kryeministrinBurime nga hetimi bëjnë me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie, por rrethanat e plota po verifikohen nga organet ligjzbatuese.

Dyshohet gjithashtu se në familje ka pasur më herët raste dhune, ndërsa viktima kishte qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje gjatë muajve të fundit.

Pas ngjarjes, 67-vjeçarja është transportuar fillimisht në spitalin rajonal të Elbasanit dhe më pas në repartin e djegieve në Tiranë, ku ndodhet nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.

See also  Shpërthim me trit*l në Kinostudio, detajet e paraPolicia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar pas denoncimit të fqinjëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të Ngjashme