Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ibishi për djegien e veturës së Miletiqit: Është rast i izoluar por mund të ketë vazhdime

 
   

Njohësi i çështjes së sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, tha se rasti i djegies së veturës së nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq është rast i izoluar, megjithatë ai nuk e përjashtoi mundësinë e tentimit të përsëritjes së sulmeve të ngjashme nga ana e ekstremistëve serbë.

 Ibishi tha se kryesit e kësaj vepre mund të gjinden pasi ndaj nënkryetares kishte edhe kërcënime më herët.

Ndërsa sa i përket këtij rasti, Ibishi tha se nuk beson që lidhet me targa.

“Unë mendoj pjesërisht është si rast i izoluar, duhet të ketë kujdes dhe përcjellur këtë pasi që ekstremistët serbë të prirë nga Viçiqi do të mundohen gjithsesi të bëjnë obstruksione në kuptim të një formë miratimit apo procesit të konvertimit të targave por edhe një formë sjelljes shumë më një mënyrë të ndryshme nga e kaluara edhe institucioneve që janë prezentë, sidomos sektorit të sigurisë në raport me policinë, në raport me, përgjithësisht pra, është mungesa e ekstremistëve në veri por që janë këto raste mendoj të izoluara ngase janë raste të rralla mirëpo nuk mendoj se nuk do të ketë raste të tilla nga ajo çfarë shumica e qytetarëve apo them pjesa dërmuese e qytetarëve të komunitetit serb kanë filluar ti adaptohen kushteve të reja dhe të kuptojnë realitetin se ato targa janë ilegale dhe gjithsesi janë një mundësi për të kryer vepra penale, vepra kundërvajtëse sepse fare nuk kanë dosje në to. Pra i ipet një mundësi qytetarëve që ato ti konvertojnë me shumë benefite ngase nuk paguajnë doganë, as taksa as regjistrimin, por duhet me kujdes me përcjellë situatën ngase mund të ketë edhe vazhdime”, tha Ibishi.

I pyetur nëse duhet të ketë kujdes të shtua prandaj personaliteteve politike në katër komunat veriore pas këtij rasti, Ibishi tha se duhet të ketë kujdes jo vetëm ndaj politikanëve por edhe ndaj qytetarëve.

Megjithatë, Ibishi tha se situata në veri të Kosovës është nën kontroll nga policia e Kosovës por edhe KFOR-i.

“KFOR-i ka shtuar kapacitetet e veta në veri në kontroll edhe të kufirit, policia kryen detyrat e rregullta dhe krejt kjo ka bërë që situatën ta kem të qetë dhe stabile por gjithmonë duhet ta kemi parasysh që mund të ndodhin raste të përjashtimit, për këtë arsye kjo çdo herë i apostrofohet autoritetit të vendit fqinj që ata i urdhërojnë por për fat të keq ata nuk kanë kënd ta urdhërojnë për arsye se ekstremistët janë në kërkim. Disa kanë ikur dhe disa janë arrestuar dhe mendoj që në këtë drejtim ka dhënë rezultat në kuptimin që një kohë veriu ka qenë i paprekshëm në kuotën edhe në mbajtjen e rendit qetësisë nga ekstremistët por edhe në aspektin e përgjegjësisë. Ju e dini kur u miratua Ligji për Amnisti, integrimi i komuniteteve me gjithë ato ekstreme që ishte, funksionoi sadopak një kohë por kur u urdhërua politikisht që ata ta lëshojnë punën, situata eskaloi në kuptimin që ishte çdo herë në dirigjimin e Beogradit , por vet konsistenca a e policisë në kryerjen e detyrave të rregullta, mbajtjen e rendit qetësisë publike, sigurinë e vijës kufitare, bëri që ta kemi një situatë të qetë e stabile dhe mendoj që plotësisht është nën kontroll”, deklaroi Ibishi.