Lajme

IKSHPK me thirrje për vetëdijesim: HIV mund të parandalohet, testimi i hershëm shpëton jetë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për vetëdijesim rreth HIV-it, duke theksuar rëndësinë e informimit, testimit dhe trajtimit në kohë.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK ka kujtuar se HIV është një infeksion që mund të parandalohet dhe se diagnostikimi i hershëm mundëson trajtim efektiv dhe një jetë të gjatë e cilësore.

“Informohu, testohu dhe mbro veten dhe të tjerët. Bashkë kundër stigmës dhe diskriminimit”, thuhet në mesazhin e institucionit.

IKSHPK ka theksuar rëndësinë e luftimit të paragjykimeve ndaj personave që jetojnë me HIV, duke kërkuar më shumë ndërgjegjësim dhe mbështetje për parandalimin dhe menaxhimin e këtij infeksioni.

Postim i plotë:

HIV është një infeksion që mund të parandalohet. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në kohë mundësojnë një jetë të gjatë dhe cilësore.

Informohu, testohu dhe mbro veten dhe të tjerët. Bashkë kundër stigmës dhe diskriminimit.

 

Të Ngjashme