Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ilir Peci viziton policët në Banjskë, i falënderon për ofrimin e sigurisë

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka bërë të ditur se sot ka vizituar policinë e Kosovës që ndodhet në fshatin Banjësk.

Peci përmes një postimi në facebook, ka falënderuar policët për sigurinë që po e ofrojnë për të gjithë qytetarët e Zveçanit.

“Sot, vizitova policinë e Kosovës që ndodhet në fshatin Banjësk, afër Manastirit. U shpreha mirënjohje dhe falenderim për punën, njëherazi për sigurinë që po e ofrojnë për të gjithë qytetarët e Zveçanit. Mirënjohje dhe respekt për Policinë e Kosovës!”, ka shkruar Peci.