Aktuale

Incident në Katedralen Ortodokse: Një protestues gjendet pa ndjenja pas ndërhyrjes së policisë

TIRANË, 19 Tetor 2026 — Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku një protestues i paidentifikuar është gjetur i shtrirë pa ndjenja në tokë.

Sipas pamjeve nga vendngjarja që shikoni, efektivët e Policisë së Shtetit i janë afruar personit të shtrirë duke tentuar t’i flasin, por i riu nuk ka dhënë asnjë reagim, gjë që ka ngritur shqetësime mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Rrethanat e sakta se si protestuesi ka përfunduar pa ndjenja mbeten ende të paqarta, ndërsa ngjarja ndodhi gjatë aksionit operativ të forcave të rendit për ndjekjen dhe shoqërimin e protestuesve që u futën në ambientet e katedrales.

Të Ngjashme