Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, ka shprehur mbështetje për protestuesit në Shqipëri, duke kritikuar kryeministrin Edi Rama për qasjen ndaj protestave, kërcënimet ndaj mësimdhënësve dhe mungesën e përgjegjësisë politike.
Ai ka përfunduar mesazhin me fjalët: “Sot normalë janë veç ata që protestojnë”.
Postimi i plotë:
Protesta po zhvillohen gjithandej Evropes por vetem ne Shqiperi kryeministri…
– ofendon protestuesit me arrogance e primitivizem,
– kercenon mesuesit e profesoret me perjashtim nga puna,
– premton bonuse financiare per « policet ne front » ne vend qe te premtoj zgjidhje per hallet e studenteve,
– s’merr asnje pergjegjesi dhe nuk e merr parasysh asnje kerkese nga protestat.
Dhe kjo ben vaki ne Shqiperine ku kryeministri gjysmen e kabinetit e ka ne burg e gjysmen tjeter ne arrati ose ne SPAK dhe perseri fajin e ka rinia qe proteston. Ne Shqiperine anetare te NATO-s ku sherbimi sekret i sherben krimit dhe seksit me bandat.
E tani ju duken anormale revolta e refuzimi i rinise per ta pranu kete Shqiperi si shtet normal? Kete kryeminister si udheheqes normal?
Jo! Sot normalë jane veç ata qe protestojne.
Me rininë shqiptare.
🇦🇱🇦🇱🇦🇱
