Përdoruesit e Instagram-it nuk do të jenë më në gjendje të dërgojnë mesazhe direkte ultraprivate, pasi kjo veçori është çaktivizuar globalisht.
Heqja e enkriptimit nga fillimi në fund (E2EE) në mesazhe përbën një kthesë të madhe nga kompania Meta, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.
Edhe më parë, Meta e kishte mbështetur këtë teknologji si standardin e artë për privatësinë e përdoruesit.
E2EE është forma më e sigurt e mesazheve online – duke i lejuar vetëm dërguesit dhe marrësit të shohin mesazhet – por është kundërshtuar prej kohësh nga aktivistët të cilët thonë se lejon që përmbajtja ekstreme të përhapet online pa qenë në gjendje të ndërhyjnë autoritetet.
Kjo do të thotë që vendimi i Metës është mirëpritur nga grupet, por është dënuar nga avokatët e privatësisë.
