Aktuale

Instituti i Gjeoshkencave jep paralajmërimin: Reshje intensive dhe shtrengata, ja çfarë pritet të ndodhë pas pak orësh

Instituti i Gjeoshkencave informon se sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në qarkun Vlorë, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje mesatare.

Në të gjithë qarqet reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata, referuar njoftimit zyrtar.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Durrës dhe Vlorë.

Njoftimi:

PARASHIKIMI METEO
———————-
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt. 10) dhe nesër (e diel, dt. 11) priten reshje intensive në qarkun Vlorë, ndërsa në qarqet Berat, Korcë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje mesatare. Në të gjithë qarqet reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Durrës dhe Vlorë.
TEMPERATURA
Nesër (e shtunë, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 20 °C
në vendet e ulëta: 17 / 20 °C
në vendet malore: 12 / 17 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt. 10) dhe nesër (e diel, dt. 11) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë.
ZJARRET NË PYJE
———————-
Sot pasdite (e shtunë, dt. 10) dhe nesër (e diel, dt. 11) pritet nivel “S’KA RREZIK” në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Të Ngjashme