Aktuale

Irani sfidon SHBA-në, sulmon bazën ajrore, plagosen pesë ushtarë amerikanë

Një sulm iranian me raketë balistike ndaj një baze ajrore të SHBA-së në Kuvajt ka shkaktuar plagosje të lehta te disa shtetas amerikanë dhe ka dëmtuar rëndë dy dronë amerikanë MQ-9 Reaper, shkruan Bloomberg.

Sipas burimeve të medias së njohur, mbrojtja ajrore kuvajtiane arriti të interceptojë raketën Fateh-110, por mbetjet e saj ranë mbi bazën ajrore Ali Al Salem.

Mes pesë të lënduarve ka kontraktorë dhe personel ushtarak aktiv. Sipas raportit, një dron MQ-9 Reaper është shkatërruar plotësisht, ndërsa të paktën një tjetër ka pësuar dëmtime të rënda.

Sulmi ndodhi në një kohë kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po shqyrtonte një marrëveshje për zgjatjen e një armëpushimi të brishtë, që ka qenë në fuqi që nga prilli, megjithëse të dy palët kanë vazhduar goditjet gjatë kësaj periudhe.

Që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, Irani ka lëshuar më shumë se 1,850 raketa balistike në objektiva në të gjithë rajonin. Fateh-110 është një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi që, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, mund të bartë një kokë luftarake prej 500 kilogramësh.

Të Ngjashme