Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaiel Baghaei ka deklaruar se nuk ka nevojë për ndërhyrje nga jashtë në çështjet që lidhen me Ngushticën e Hormuzit, duke pretenduar se kjo vetëm sa do t’i ndërlikonte gjërat.
Ai u tha gazetarëve në Teheran se çdo ndërhyrje “nuk do të bëhet me qëllime të mira dhe vetëm sa do të çojë në situata më të ndërlikuara”, shkruan Al Jazeera.
Baghaei shtoi se çështja e pastrimit të minave në Ngushticën e Hormuzit është e mbuluar në memorandumin e mirëkuptimit dhe nuk ka nevojë që të tjerët të ndërhyjnë në rajon për këtë çështje.
