Ish-deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, i është kundërpërgjigjur ish-presidentes Vjosa Osmani pas deklaratave të saj për kryeministrin Albin Kurti dhe dialogun me Serbinë.
Reagimi i Kryeziu-Hysenit erdhi pasi Osmani deklaroi se Kurti kishte zhvilluar bisedime me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe emisarin evropian Miroslav Lajçák “me orë të tëra”, pa treguar më pas përmbajtjen e tyre.
Në reagimin e saj, Kryeziu-Hyseni tha se “veprimet në veri flasin vetë”, ndërsa ngriti pyetje ndaj Osmanit lidhur me një takim të pretenduar me emisarin amerikan Richard Grenell dhe diplomatin serb Marko Duriç në tetor të vitit 2025.
“Kishte me qenë mirë me na tregu çka fole ti me Grenellin e Gjuriqin në tetor 2025? Prej kujt u fshehe që nuk e bëre publike asnjë foto të atij takimi?”, ka shkruar ajo.
Shkrimi i plotë:
Çka ka fol Kryeministri Kurti me Vuçiqin flasin veprimet në Veri!
Kishte me qenë mirë me na tregu çka fole ti me Grenellin e Gjuriqin në tetor 2025?
Prej kujt u fshehe që nuk e bëre publike asnjë foto të atij takimi?

Fotografia e publikuar nga ish- deputetja
