![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/ish-diplomati-avdija-dy-kryeministrat-ai-i-shqiperise-dhe-i-kosoves-kane-mungese-bashkepunimi_64b5c502a7059.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Ish-diplomati Tomorr Avdija, ka folur rreth mungesës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në takimin e thirrur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Avdija tha në Edicionin Special së mosshkuarja nuk është krejt protokollare.
” Këto janë çështje politike, çështje e ngecjes së bashkëpunimit të dy kryeministrave, dhe e shoh si një tendencë të theksuar të egoizmit të dy kryeministrave, për të krijuar influenca të papërshtatshme në politikat e tyre, aty ku janë më dominant”, tha Avdija.
Sot në Tiranë, u mbajt takimi informal lidhur me Procesin e Berlinit, që Shqipëria pritet ta organizojë në muajin tetor.
Në këtë organizim mungoi shefi i qeverisë kosovare, i cili gjendet në një konferencë në Kreta të Greqisë.