Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Ish ministri Ferati: Të japin dorëheqje kryetarët me peticion, procesin e kontrollon Vuçiqi

 
   

Ish-ministri i pushtetit lokal, Sadri Ferati thotë se Udhëzimi Administrativ për Vetëqeverisje lokale është në kuadër të Ligjit.

“Udhëzimi administrativ është në kuadër të ligjit për Vetëqeverisje lokale, nuk shoh diçka të keqe, ai mund të përpilohet, mund të aprovohet dhe do të jetë si një mundësi zbatimi”, u shpreh ai.

Mënyra më e mirë sipas Feratit do të ishte dorëheqja e kryetarëve në bashkëpunim me institucionet e Kosovës.

“Dorëheqjen dhe shkarkimin, të dy mundësitë i parashikon Ligji, i lejon, por unë mendoj që në rastin që është Kosova, mendoj se dorëheqja e kryetarëve me një bashkëpunim të institucioneve qendrore dhe lokale, duke kërkuar mirëkuptim prej atyre, është rrugë më e thjesht, sepse edhe mbahen zgjedhjet në një dinamikë të caktuar, saktësisht brenda 45 ditëve, edhe konsiderohet se është një proces që kontrollohet nga institucionet e Republikës së Kosovës, por edhe një vullnet i mirë të institucioneve të republikës së Kosovës”, thotë ai.

Por, nëse bëhet largimi i kryetarëve veriorë përmes peticionit, sipas Feratit, procesin e kontrollon Vuçiqi me Listën Serbe.

“Ndërsa, peticioni është e kundërta, atëherë procesi del se e kontrollon Vuçiqi dhe Lista Srpska që në fakt duhet t’i grumbullojnë ato 20%, dhe pastaj të shkohet në procedurë”, u shpreh ai.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Këta janë dy të dyshuarit për plagosjen e dy vëllezërve Veliu në Rahovec

Lajme

Polonia do të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën për shkak të mosmarrëveshjes së grurit

Lajme

Dita e dytë e Samitit të Paqes dhe Demokracisë, merr pjesë ambasadori gjerman në Kosovë

Lajme

Presidenti kroat nga OKB bën thirrje për njohjen e Kosovës