Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Shemsi Jashari i është bashkuar zyrtarisht kësaj partie.
Jashari njihet si ish-ushtar i UÇK-së, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe zyrtar i administratës shtetërore.
Ndërsa më pas është angazhuar si aktivist i shoqërisë civile, me fokus në transparencë, drejtësi dhe interes qytetar.
Hamza ka theksuar se me përvojën dhe angazhimin e tij publik ndër vite, Jashari i shton vlerë PDK-së dhe përfaqësimit politik në vend
