Aktuale

“Isha duke folur me nënën!” Media franceze jep DETAJE nga arrestimi i Ermal Beqirit: Po fluturonte ilegalisht mbi një central bërthamor, iu gjetën 3 pajisje gjurmuese

Biznesmeni Ermal Beqiri është arrestuar në Francë, në lidhje me përfshirjen e tij në dosjen e AKSHI-t. Ndërkohë sipar raportimeve nga mediat e franceze, arrestimi është kryer ditën e shtunë.

La Journal Du Dimanche, shkruan se një shtetas shqiptar u kap pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi në një lartësi nën pragun e lejuar. Profili i tij ka intriguar hetuesit, të cilët nuk e përjashtojnë spiunazhin.

Duke shtuar më tej se një avion i vogël civil flutuori në mënyrë anormale mbi centralin bërthamor të Penly, në një lartëri prej 1200 metrash, kur piloti papritur uli hundën e avionit në një lartësi që ishtë nën limitin ligjor.

NEWS  “Washington Post”: Dronë të paidentifikuar mbi bazën ushtarake në Uashington, ku qëndrojnë Rubio dhe Hegseth“Profili i të dyshuarit, i marrë në pyetje nga hetuesit, ngre shumë pikëpyetje. Ermal B., shtetas shqiptar, është tashmë i njohur për drejtësinë franceze dhe atë shqiptare për mashtrim financiar, mashtrim në grup të organizuar, si dhe për aktivitete të ndryshme të paligjshme të lidhura me piraterinë kompjuterike. Përveç kësaj, ndaj tij ekziston edhe një urdhër kërkimi i lëshuar nga autoritetet shqiptare”, shkruhet më tej në artikull.

NEWS  Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Kur e pashë që më vendosi thikën në qafëGjatë kontrollit fizik, forcat e rendit franceze gjetën tre pajisje AirTag (pajisje gjurmimi) të fshehura në rrobat e tij, pajisje këto të cilat përdoren për të lolakizuar dhe gjurmuar personat apo objektet që i kanë me vete.

Kur u mor në pyetje nga hetuesit ai raportohet se u tha atyre se ishte duke folur në telefon me nënën e tij në momentin kur kaloi mbi centralin bërthamor. Media në fjalë raporton më tej se edhe plani i fluturimit të tij ka ngritur ndryshime. Ai ishte nisur nga qyteti i vogël Albert, kishte fluturuar drejt Calais, më pas kishte kaluar mbi Bretanjë, për të përfunduar duke kaluar mbi centralin bërthamor të Penly.

NEWS  E fundit! Ndodh TRAGJEDIA në familjen e Gramoz Ruçit ditën e Vitit të Ri/ Pamje të rënda

Të Ngjashme