Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Vlorë, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak, teksa ishte duke pushuar në bregdet.
Raportohet se 54-vjeçari, i identifikuar si Artan Pogoni, i cili mësohet se ishte duke kaluar pushimet në Radhimë, është transportuar me autoambulancën e Radhimës drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
NEWS Hiqej si polic në Tiranë, por një detaj e tradhtoi! Ajo që iu gjet në shtëpi habit ‘kolegët’ e tijMësohet se Pogoni ka mbërritur pa shenja jete në spital, ndërsa mjekët dyshojnë se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim në lidhje me ngjarjen.
