Lajme

Ishte në vendngjarje gjatë sulmit në Skenderaj, reagon ish-deputetja e LVV-së – jep këto detaje

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arjeta Fejza ka reaguar pas incidentit të rëndë të ndodhur në Skenderaj, ku ajo ka qenë dëshmitare direkte e një sulmi fizik ndaj Hysni Mehani dhe ku aktivisti Bahri Zabeli është sulmuar nga një grup personash, përcjell “Bota sot”.

Sipas saj, gjatë kohës kur po qëndronin në një lokal në qendër të qytetit, ka ndodhur ndërhyrja e dhunshme e Sami Lushtaku dhe personave që e shoqëronin.

Fejza e ka dënuar ashpër rastin, duke e cilësuar dhunën si të papranueshme në një shoqëri demokratike dhe ka kërkuar reagim urgjent nga organet e drejtësisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e përgjegjësve. Ajo ka theksuar gjithashtu se raste të tilla nuk duhet të normalizohen dhe se dhuna nuk do të arrijë të ndalojë veprimtarinë e tyre.

Postimi i plotë

Sot, teksa po pinim kafe në qendër të Skenderajt, isha e pranishme kur ndodhi një sulm i papranueshëm fizik nga Sami Lushtaku ndaj Hysni Mehanit, ndërsa aktivistin Bahri Zabeli e sulmoi grupi i tij.

Dhuna e ushtruar ndaj tyre është e rëndë dhe e patolerueshme në një shoqëri demokratike. Ngjarje të tilla nuk mund dhe nuk duhet të normalizohen.

Kërkoj nga organet e drejtësisë që ta trajtojnë rastin me urgjencë dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve.

Dhuna ndaj Hysni Mehanit dhe Bahri Zabelit është e patolerueshme dhe, njëkohësisht, bëjmë të qartë se sulmet e tilla nuk do të na ndalin.

Të Ngjashme