Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet, Uran Ismaili, ka në një video të publikuar në rrjetet sociale, drejtuar qytetarëve ka thënë se kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se për gjashtë vite e ka thelluar krizën në Kosovë dhe e ka varfëruar qytetarin.
Ismaili tha se Kosova sot ka ekonomi të ngecur, shëndetësi dhe arsim në rrënim, si dhe qytetarë që po jetojnë në pasiguri e varfëri.
“Rreth 20 miliardë euro i ka pasur në menaxhim Albin Kurti. Rreth 20 miliardë euro i ka tretur, derisa Kosovën e ka dorëzuar te mafia energjetike”, ka thënë Ismaili.
Ai tha se kjo qeverisje ka prekur xhepin e secilit qytetar, nga tryeza e familjeve deri te ilaçet e të moshuarve.
Sipas Ismailit, zgjedhjet e 7 qershorit nuk janë vetëm për lëvizje përqindjesh mes partive, por për ta ndryshuar mendësinë e qeverisjes.
“Më 7 qershor, votoni PDK-në dhe Bedri Hamzën për kryeministër, për t’i larguar nga qeveria ata që duan monopol politik dhe nga politika ata që duan monopol personal”, ka thënë Ismaili.
