Aktuale

Itali/ Kërcënoi mikun për 30 mijë euro për të shlyer borxhet e bixhozit, arrestohet i riu shqiptar

Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Ankona të Italisë, pasi dyshohet se ka shantazhuar dhe kërcënuar për disa muaj një mik të tij, duke i marrë rreth 30 mijë euro për të mbuluar borxhet e krijuara nga lojërat e fatit.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, i dyshuari e kishte detyruar viktimën, një 30-vjeçar nga Ankona, të përdorte jo vetëm kursimet personale, por edhe të merrte kredi për t’i siguruar paratë e kërkuara.

Ngjarja nisi pas një miqësie të krijuar mes dy personave në një lokal gjatë pranverës. Fillimisht, 26-vjeçari dyshohet se i ofroi mbështetje viktimës, por më pas filloi t’i kërkonte ndihmë financiare për shkak të problemeve me borxhet nga bastet online.

NEWS  Kushte të qëndrueshme atmosferike këtë të shtunë, por temperaturat ulen deri në -5°C!Sipas hetimeve, nga muaji mars deri në qershor, shqiptari dyshohet se humbi shuma të konsiderueshme në lojërat e fatit dhe nisi t’i kërkonte vazhdimisht para mikut të tij. Fillimisht, viktima i dha rreth 14 mijë euro nga kursimet e tij, ndërsa më pas u detyrua të merrte tre kredi: një prej 10 mijë eurosh dhe dy

Të Ngjashme