Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka folur lidhur me armatimin që është gjetur nga Policia e Kosovës në Leposaviq.
Ai ka deklaruar se nga armatim vërehet se Serbia vazhdimisht tenton ta rrezikojë sigurinë e Kosovës.
“Ky armatim nuk është armatim i futur rishtazi, por është një armatim i cili ka mbetur si pasojë e atij vakuumit ndërkufitar që ka ekzistuar nga vitit 2014 deri në vitin 2019 ku pjesët e kufirit nuk janë kontrolluar nga mekanizmi ndërkombëtar, të cilin e ka si mandat”.
“Çka mund të konstatohet? Është fakti se nga ky armatim po vërehet një element esencial që Serbia i ka planet e saja të elaboruara, dhe tenton në çdo mënyrë ta cenojë sigurinë nacionale të Kosovës”, ka thënë Shala.