Mbi 40 milionë euro pasuri u sekuestruan nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimet për aferën e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI). Në njoftimin e SPAK listohen të gjitha pasuritë e sekuestruara nga grupi i të akuzuarve, mes të cilave 7 i përkasin ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Bëhet fjalë, për prona, banesa dhe llogari bankare. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), zbulohet edhe mënyra se si agjentët e Byrosë Kombëtare të hetimit zbuluan vendodhjen e shtëpive të Karçanajt, mes tyre edhe një banesë në zonën e Air Albania.
Hetimet
Gjurmimi i tyre është bërë me anë të qelizave dhe tabulateve të celularit të ish-drejtoreshës së AKSHI-t. Në dosje raportohet se në kuadër të hetimeve rezulton se për 214 netë celulari Karçanaj ka loguar në një antenë dhe për 267 netë në një antenë. “Për periudhën deri më 26.12.2024, antena me prezencën më të lartë gjatë natës rezultoi Cell ID 25392938 (TIRANA CNR-E), me 214 netë prezence, ndërkohë që nga data 26.12.2024 e në vijim, antena dominante rezultoi Cell ID 25420164 (ABA CENTER-E), me 267 netë prezence”, thuhet në dosjen hetimore.
“Ndërkohë, nga të dhënat e grumbulluara lidhur me pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases Mirlinda Karçanaj arsyetohet se nga këqyrja e tabulateve telefonike të përcjella nëpërmjet shkresës me nr. FRS/0336/RD prot., datë 09.02.2026, protokolluar me nr. 5356 prot., datë 10.02.2026, që përfshijnë periudhën 02.02.2024 – 29.01.2026 të numrit celular 0692044142, në përdorim nga e hetuara Mirlinda Karçanaj, rezulton se: Për periudhën deri më 26.12.2024, antena me prezencën më të lartë gjatë natës rezultoi Cell ID 25392938 (TIRANA CNR-E), me 214 netë prezence, ndërkohë që nga data 26.12.2024 e në vijim, antena dominante rezultoi Cell ID 25420164 (ABA CENTER-E), me 267 netë prezence. U identifikua data e parë e shfaqjes së antenës ABA CENTER-E gjatë intervalit nate (26.12.2024, ora 23:43) dhe data e fundit (28.01.2026, ora 21:40).
Nga analiza kronologjike e “qelizës së fundit para heshtjes” rezulton se për periudhën 02.02.2024 30.12.2024 antena dominante gjatë natës ka qenë TWIN TOWERS-SE, e ndjekur nga TIRANA CNR-E dhe TIRANA INT HOTEL -S. Për periudhën nga 31.12.2024 dhe në vijim, analiza evidenton vazhdimësi të dominimit të antenës TWIN TOWERS-SE, ndërkohë që konstatohet rritje e ndjeshme e pranisë në antenën ABA CENTER-E. Në vlerësim të integruar të të gjithë parametrave të analizuar, konstatohet se përgjatë gjithë periudhës objekt këqyrje (02.02.2024– 27.01.2026) modeli territorial i qëndrimit gjatë natës përqendrohet në zonën qendrore të Tiranës, kryesisht në trekëndëshin urban TWIN TOWERS – TIRANA CNR -ABA CENTER.
Në përfundim, nga analiza e të dhënave të tabulateve telefonike rezulton se deri më 26.12.2024 vendqëndrimi i mundshëm gjatë natës korrespondon me zonën e mbuluar nga antena TIRANA CNR-E, ndërsa nga data 26.12.2024 e në vijim vendqëndrimi i mundshëm rezulton në zonën mbuluar nga antena ABA CENTER-E”, thuhet në dosjen e SPAK siguruar nga “zëri.ai”. Ndërkohë theksojmë se një rol kyç në goditjen e bandës së “AKSHI-t”, duket se ka luajtur dëshmia e ish-vartësit të saj, Daniel Shima. Shima u largua nga detyra menjëherë pasi u thirr për herë të parë në prokurori dhe, sipas burimeve hetimore, ka dhënë detaje që konsiderohen thelbësore për zbërthimin e mekanizmit të vendimmarrjes në AKSHI.
Pasuritë e sekuestruara të Karçanajt
Ndërkaq kujtojmë se pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në një njoftim zyrtar bën me dije se ka sekuestruar pasuri në vlerë mbi 40 milionë euro. Bëhet fjalë për vila, apartamente, llogari bankare, aksione ne kompani, automjete etj. Ky sekuestrim vjen në kuadër të hetimeve të dosjes së AKSHI-t. Konkretisht SPAK zbulon se në ngarkim të personit nën hetim Mirlinda Karçanaj janë sekuestruara pasuritë e mëposhtme:
1 – Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;
2 – Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;
3 – Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;
4 – Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;
5 – Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;
6 – Llogari bankare në BKT
7 – Disa Llogari bankare në OTP Bank
Si numri 2 i AKSHI-t “vuloste” tenderat për Gerond Meçen
Nga aga tjetër, edhe gazatri Elton Qyno ka zbardhur detaje të reja nga dosjsa Prokurorisë së Posaçme (SPAK) lidhur me hetimet për aferën e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit (AKSHI). Ndër faqet e dosjet, zbardhen edhe bisedat nga përgjimet e zyrtarëve të akuzuarve, mes tyre ish-zv/drejtori i AKSHI, Daniel Shima ku ngrihen dyshime mbi procedurat e prokurimit. Në përgjimet e administruara nga organet hetimore, të siguruara edhe nga gazetari Elton Qyno, Shima paraqitet si një figurë kyçe në koordinimin e veprimeve që lidhen me anulime tenderësh dhe përgatitje për rishpallje, duke komunikuar drejtpërdrejt me zyrtarë të tjerë të përfshirë në proces. Në një nga bisedat, ai ndërhyn në përcaktimin e përbërjes së komisionit të vlerësimit të ofertave, ndërsa kërkon të informohet paraprakisht për vendimet, duke lënë të kuptohet për një rol aktiv dhe ndikues në proces. Referencat për anulime për “mos pjesëmarrje” dhe përfshirjen e operatorëve të caktuar në faza të mëvonshme të procedurës shtojnë pikëpyetje mbi transparencën e këtyre praktikave, në një periudhë kur Shima mbante postin e zëvendësdrejtorit dhe bashkëpunonte ngushtë me drejtues të prokurimeve.
Pjesë nga përgjimet në dosjen e AKSHI:
Emirton Suli: Më duhet një KVO për “Green”, 2 + 3 specialistë të fushës, që të bëjmë PCV që nuk u paraqit njeri dhe një njoftim anulimi që të jemi gati për rishpallje.
Daniel Shima: 5 veta, apo?
Emirton Suli: Kështu e ka kjo rregullorja e Këshillit Europian, komisioni përbëhet nga minimumi 5 veta, ku 3 janë specialistë teknikë.
Daniel Shima: Marko + pyet Markon edhe për 4.
Emirton Suli: Okej.
Daniel Shima: Por më thuaj përpara se t’i vendosësh.
Emirton Suli: Ok.
Daniel Shima: Ta kishim Okej. futur atë të Albës.
Emirton Suli: Po mirë, s’ka problem. Si ta anullojmë për mos pjesëmarrje dhe të skualifikohet i vetmi pjesëmarrës, njësoj është.
Emirton Suli: Të sjellë letrat Alba sipas datave që kemi folur…
Nga përgjimet rezulton se biseda zhvillohet në periudhën kur Daniel Shima mbante detyrën e zëvendësdrejtorit dhe bashkëpunonte me drejtues të prokurimeve.Bëhet fjalë për t’ i dhënë tenderin kompanisë ABS të Gerond Meçes, punonjëse e të cilës rezulton të jetë Alba, emri që del në bisedë. Ndërkohë Marko është drejtori i Infrastrukturës tek AKSHI.
