Aktuale

“Jam për qejf këtu, nuk po …”/ Dhunimi i Edi Kuçit, zbardhen detajet e shoqërimit të Jozefin Markut, policia: E gjetën në banesën e shokut në Fushë-Krujë

Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin.

Për shoqërimin e tij policia ka dhënë të tjera detaje. Në informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, si fillim policia ka ushtruar kontroll në banesën e Jozit në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur.

Më pas, sipas informacioneve, policia ka ushtruar 10 kontrolle banesash te miqtë e tij.

Këngëtari Jozefin Marku u gjet në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit në Fushë-Krujë. Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, Marku ka mohuar se po i fshihej policisë:

“Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, është shprehur këngëtari.

Ndërkohë për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim 5 persona dhe po punohet për identifikimin e të tjerëve./Top Channel

Të Ngjashme