Aktuale

“Jam veteran me dokumente, ja kë kam pasur komandant” – Dritan Goxhaj i përgjigjet Ramës për akuzat lidhur me UÇK dhe Iranin

Dritan Goxhaj, një nga protagonistët e protestave në Tiranë, ka thënë se akuzat ndaj tij janë bërë me qëllim për të hequr vëmendjen nga kërkesat e protestuesve.

Pasi lexoi pesë kërkesa në emër të protestuesve ditë më parë, Goxhaj u akuzua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e figura të njohura politike në Kosovë e Shqipëri se nuk ka qenë as pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës siç pretendon apo edhe se ka lidhje me regjimin e Iranit.

Në “Interaktiv” të KTV-së, Goxhaj ka thënë se të gjitha sulmet “erdhën me qëllim të heqjes së vëmendjes”.

Ai ka mohuar gjithçka duke thënë se të gjitha akuzat ndaj tij kanë qenë false.

“Nga ana psikologjike njihet për manipulimin e popullit – që të merresh me individin. E unë aty nuk u prezantova as me emër e as me mbiemër, e as si ish-pjesëtar i UÇK-së. UÇK-ja s’ishte subjekt as i protestës, as i prezantimit e as i fjalimit.

See also  U emërua si zv.drejtor i Portit të Durrësit, 24-vjeçari vëllai i ish-kandidates së PD për deputete! FOTOT me zyrtarët e lartë të Partisë DemokratikeNuk ishte askund. Është histori e para 30 vjetësh. Ka mbaruar, por duhej ngritur kjo histori me dokumente false… Unë jam veteran i UÇK-së. S’e kam shpallur unë, por Qeveria. Dokumentacioni ndodhet pranë zyrave të Qeverisë së Kosovës. Absolutisht. Edhe certifikata, edhe të gjitha”, ka thënë ai.

Duke komentuar një deklaratë të Xhavit Halitit që të tregojë se kë ka pasur komandant gjatë luftës, Goxhaj ka thënë se ka qenë nën urdhrat e Bislim Zyrapit.

“Gjatë operacionit ‘shigjeta’ në Pashtrik, kam qenë nën urdhrat e Bislim Zyrapit”, ka thënë ai duke shtuar se pjesë e luftës i njihet periudha mars – qershor 1999. Si veteran ka thënë se është njohur në periudhën 2018-2019.

Sa i përket akuzës për mbështetje të Iranit, Goxhaj ka thënë se kjo është çështje parimesh.

“Nëse kam qenë pjesë e luftës, ku jemi mbrojtur nga një gjenocid, s’mund të jem me dikë që bën gjenocid ndaj një populli tjetër”, ka thënë ai.

See also  Moti bën kthesën drastike, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat ditën e sotmePër protestat, Goxhaj ka thënë se ato janë luftë nervash. “Fiton ai që ka nerva e reziston më shumë. Qytetarët do rezistojnë. Duket se ka qëndresë. Uroj të ketë akoma e të shohim sa do të qëndrojë Qeveria”, ka thënë tutje ai.

Ai ka vlerësuar se me protesta janë arritur disa qëllime.

“Janë zhgënjyer ata që thonë se ky popull s’ka reagim e se i ka vdekur nervi. Ka rini të angazhuar të cilës nuk i interesonte deri tash asgjë. Klasa e mesme që ishte e angazhuar e që ndihej e fyer dhe e paintegruar, ka dalë në rrugë. Njiheshim për keq dhe tash ka 27 ditë protesta paqësore ku asnjë shishe ujë nuk është hedhur”, ka thënë ai.

Të Ngjashme