Lajme

Zana Avdiu vlerëson deklaratën e Kurtit për edukimin e vajzave dhe djemve

Analistja Zana Avdiu ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka theksuar se vajzat nuk duhet të edukohen për të qenë të nënshtruara e djemtë për të dominuar.

Avdiu vlerësoi se ky është një nga problemet thelbësore të shoqërisë, që ndikon në dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Postimi i Avdiut:

Albin Kurti paska thane: mos i mesoni vajzat te jene te degjueshme e te durueshme, ndersa djemte dominues.

Ja pra, krejt ky eshte problemi i kesaj shoqnie. Qe djemte rriten si dhunues, e vajzat te nenshtruara.

Eshte mire kur nje kryeminister e thote kete. Me vjen mire qe nuk jam ma i vetmi za, qe flas e perplasna me tane dynjane per te drejtat e grave e te vajzave, dhe qe mundohet me ua sqaru bazen e problemit.

Të Ngjashme