Lajme

Lista studentore në Serbi zbulon prioritetet e Qeverisë së re: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë në përputhje me Kushtet

Lista Studentore në Serbi ka prezantuar prioritetet e saj për qeverinë e ardhshme, duke përfshirë edhe qëndrimin ndaj Kosovës.

Prijësi i Listës Studentore, Ilija Srdanoviq ka deklaruar se dialogu për të ardhmen e Kosovës do të vazhdojë, por në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.

“E gjithë platforma e marrëdhënieve të brendshme dhe ndërkombëtare të Serbisë bazohet në respektimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë. Prandaj, edhe platforma për bisedimet dhe të ardhmen e Kosovës dhe Metohisë është në përputhje me Kushtetutën. Mbetemi të hapur për dialog dhe për zgjidhjen e çështjeve në interes të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Srdanoviq, shkruan “Kurir.rs”.

Ai ka thënë gjithashtu se Lista Studentore synon vazhdimin e rrugës së Serbisë drejt integrimit evropian dhe luftimin e korrupsionit.

Të Ngjashme