![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2024/05/jeni-tre-qelbesira-ne-big-brother-shperthen-keq-jul-deda_6637b13348596.webp?resize=696%2C392&ssl=1)
Gjatë darkës, me gotën në dorë, ai ngriti një dolli për Heidin, Eglën dhe Romeon dhe i quajti “aleanca e qelbësirave”. Kujtojmë se shumica e banorëve në shtëpi, e akuzonin Julin se kishte krijuar një aleancë të fshehtë me Eglën, por mbrëmë aktori e vërtetoi se nuk kishte asnjë aleancë me të, por Romeo dhe Heidi po.
Juli: Romeo, Egla, Baci gëzuar! Këtë dolli e ngre për aleancën e qelbësirave që e nxori kokën sot, mes Romeos, Eglës dhe Bacit. Kjo është aleanca e qelbësirave dhe këta kanë qenë që në fillim miqtë e mi dhe sot i falënderoj të tre. Të tre jeni qelbësira.
Romeo: I ka ikur truri o vëlla, je çmendur.
Juli: Ju i keni treguar publikut që jeni tre qelbësira në Big Brother. E keni bërë këtë lojë që nga fillimi deri në fund dhe keni treguar që Jul Deda është njeriu më i drejtë në Big Brother dhe kaq e thjeshtë historia.
Romeo: O zonjë e çmendur.